FSK dhe FARSH mbajnë trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes

Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) realizoi trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes, i cili u realizua në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë, Republika e Shqipërisë, transmeton KosovaPost.

Sipas FSK-së qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e zhytjes, në thellësi dhe kushte të ndryshme operative si dhe  shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëtarëve të të dy forcave ushtarake.

FSK po ashtu thotë se ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare.

The post FSK dhe FARSH mbajnë trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes appeared first on Kosovapost.net.