Fshirja e grafiteve “Kryeministër Hajvan” thikë më dy teha për aktivistët e VV-së, shumëzohet tjera kah

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalë për ta fshirë vetë një grafit që u shkrua në një mur në Prishtinë, me fjalët “Kryeministër Hajvan”.

“Isa, Hasha – Esat Pasha”. Akuzat dhe barazvlerimi me tradhti kombëtare që Vetëvendosja ua ngjyronte anegjerë Kosovës nëpër qindra mure nuk i ka fshirë asnjë simpatizant i PDK-së e as LDK-së.

Disa prej atyre germave mund t’i ketë venitur koha, oksidimi, ndotja e mbase edhe cilësia e paqëndrueshme e sprejit të përdorur: por, njeriu politik jo.

“Këtu banon një hajn, Hashim Thaçi”.

Vetëvendosja e ka një jetë të tërë që ka i ka bërë terr-e-zi muret me terr-e-zi mesazhe për kundërshtar politikë: edhe origjinarisht kishin nisur saktësisht me pips-në-dorë.

Sot kur tryezat janë rrotlluar, Vetëvendosja në pushtet – grafitet del t’i jenë bërë halë në sy.

Pse? T’i hymë nga fillimi i tregimit…

Ndonëse veten e shpalli fitimtar të zgjedhjeve – megjithëse sipas premisave dhe standardeve të veta, përkthehet në humbës – Albin Kurti, doli sheshit të Prishtinës duke i denigruar partitë opozitare, e argumentativisht edhe elektoratet e tyre, në terma shtazor si “hajvanë” dhe “hajvanat” koha e të cilëve “ka shkuar”.

Aktivistët e VV-së e fshijnë grafitin “Kryeministër Hajvan”

Përtej kundërshtarisë politike, fjalori i Kurtit u dënua gjerësisht për mosrespekt të thellë popullor – së paku të më shumë se gjysmës së elektoratit shqiptar që s’e ka votuar në zgjedhje.

Andin Lokaj, komentatori i madh i sportit, ia reciprokoi “hajvanësinë” gjatë komentimit të një ndeshjeje futbolli: ngjarje kjo që u bë senzacion publik.

Fjalët e Andin Hoti, u gdhendën edhe në mure.

“Kryeministër Hajvan”.

Kjo u mor si një revoltë publike dhe shpagim simbas monedhës së njëjtë për Albin Kurtin: dhe, për shumëkënd, edhe një indinjatë publike ndaj Kurtit.

Në një objekt para QKUK-së, megjithatë, aktivistë të Vetëvendosjes nxituan ta ngjyejnë me zi duke fshir mesazhin, shkruan Nacionale.

Kjo pasi veçse kishte depërtuar në masë dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhin “Kryeministër Hajvan”.

Dy aktivistë të VV-së të qendrës së Prishtinës, u panë ta shlyenin.

Por, kjo u shkrepi mbrapsht.

Me ç’duket shlyerja i dha peshë edhe më të madhe grafitit, ku, autorët e saj (ose të tjetër) e shumëzuan edhe në hapësira tjera.

Gazetari Lirim Mehmetaj, shkroi në profilin e tij: “Kot e keni. S’e shlyeni dot nga mendjet e njerzve”.

Mobilizim për ta zhdukur grafitin “kryeministër hajvan”, ngjyroset me të zezë fjala që Kurti e solli në diskurs