Momente frike në Brazil, gjatë sfidës Atletico Mineiro-Santos. Portieri Gabriel Brazao, pas një përplasjeje të fortë me Igor Gomes, mbeti fillimisht i tronditur, por vendosi ta vijonte lojën pavarësisht një “gunge” të madhe në ballë. Vetëm 10 minuta më vonë, “gardiani” humbi ndjenjat në fushë, duke detyruar ndërhyrjen urgjente të ambulancës.
Sipas mediave vendase, mjekët e lejuan fillimisht të vazhdonte, vendim që shkaktoi kritika të ashpra në rrjete sociale. Fatmirësisht, kontrollet spitalore dhe skaneri dolën negativë, ndërsa lojtari ka qetësuar tifozët duke falënderuar skuadrën dhe zëvendësuesin e tij, Diogenes.
Brazao, ish-portier i Interit, i huazuar në disa klube italiane e spanjolle, nuk arriti të afirmohej në Europë dhe në vitin 2024 u rikthye te Santos. Me skuadrën në vendin e 16-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies, mungesa e tij e mundshme shton tensionin në fundin e sezonit.
Preocupante a situação do Brazão. Ficou com um hematoma enorme na cabeça, voltou pro jogo e precisou sair. Parece que sentiu uma tontura e chegou a quase desmaiar. Goleiro saindo de ambulância na Arena MRV. pic.twitter.com/hH0EY3gQdU
— Guilherme Alves (@Gui_alvesc) September 14, 2025
The post Frikë e madhe te Santosi. Portieri Brazao humbi ndjenjat, pas goditjes së rëndë në kokë (video) appeared first on Telesport.