Bota e futbollit është në ankth për Paul Gascoigne. Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun”, ish-mesfushori i Lazios, 58 vjeç, është shtruar në një spital në Dorset pasi të premten e kaluar u gjet i rrëzuar dhe në gjendje gjysmë të pavetëdijshme në shtëpinë e tij në Poole, Dorset, nga një mik.
Gazza është shtruar fillimisht në repartin e terapisë intensive, të premten në mbrëmje, por tashmë është transferuar në një repart të mjekësisë urgjente, ku gjendja e tij raportohet si e qëndrueshme.
“The Sun” sjell edhe fjalët e Steve Foster, mikut dhe ndihmësit të ngushtë të Gascoigne, i cili e ka çuar në spital: “Gazza dëshiron t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen që ka marrë deri tani nga shumë miq të vjetër, që i urojnë të shërohet dhe ta shohin sërish mirë”.
Aktualisht jashtë rrezikut, pas frikës së madhe, Gascoigne ndodhet në fazë rikuperimi në një spital pranë shtëpisë së tij dhe pritet të qëndrojë atje për disa ditë, sa të marrë trajtimin e nevojshëm. “Gazza ndodhet në spital, që është vendi më i mirë për të në këto momente”, – ka deklaruar Foster.
The post Frikë e madhe për Paul Gascoigne, shtrohet me urgjencë në spital pas kolapsit shëndetësor appeared first on Telesport.