Ka filluar verifikimi i fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar verifikimi i fletëvotimeve të ardhura nga Serbia, shkruan lajmi.net.
Ky verifikim po bëhet me pajisje speciale mbrojtëse dhe e gjithë kjo për shkak të problemeve që hasën ditë më parë disa komisionerë, ku edhe kërkuan ndihmë në QKUK për shkak të alergjisë që u paraqit tek ata.
Janë rreth 3 mijë e 700 vota të ardhura nga Serbia të cilat do të verifikohen nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe ka filluar në ora 9:30.