Frattesi dëshiron Juven, i thotë “jo” Fenerbahçes. Zikaltrit nuk bëjnë ulje çmimi

Aventura e Davide Frattesit tek Interi duket se po shkon drejt fundit. Mesfushori kërkon më shumë hapësirë në funksion të Botërorit 2026 dhe po punon për t’u larguar. Shoqëria zikaltër është e hapur ndaj operacionit, por ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh, pa zbritje, me synimin të arkëtojë për të financuar merkaton.

Juventusi është destinacioni i preferuar i lojtarit, ku do të ribashkohej me Spallettin si trajner, por aktualisht ka një distancë të ndjeshme mes palëve. Pavarësisht interesit të Romës, Napolit dhe ofertave nga jashtë, si ajo e Fenerbahçe, Frattesi dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe pëlqen opsionin bardhezi.

Situata mbetet e hapur: lojtari shtyn për largim, ndërsa klubet presin që koha të zbusë kërkesat e Interit. E ardhmja e tij do të varet nga vullneti real i Juventusit për të goditur sipas kushteve të “viale Liberazione”. Konfirmimi vjen nga “Tuttosport”.

The post Frattesi dëshiron Juven, i thotë “jo” Fenerbahçes. Zikaltrit nuk bëjnë ulje çmimi appeared first on Telesport.