Frashër Krasniqi, deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, ka reagur pas arrestimit të bashkëpartiakut të tij Dardan Molliqajt.
Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, Krasniqi ka thënë se pushteti ka problem me PSD-në.
“Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arrestuan bash Dardan Molliqajn? Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në. Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës” ka shkruar Krasniqi.