Një lajm i bukur për Milanin dhe futbollin italian. Ish-kapiteni dhe nënkryetari i nderit i klubit kuqezi, Franco Baresi, është rikthyer në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos. Në fillim të gushtit, Baresi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nodusi pulmonar.
Ditët e fundit ishte parë sërish në “Casa Milan”, ndërsa në fillim të nëntorit u rishfaq edhe në rrjetet sociale me një postim që ngjalli shumë emocione: “Viva la vita”, shoqëruar me një foto të tij me flamurin e Milanit.
Postimi shpërtheu menjëherë në komente nga e gjithë bota e Milanit, nga tifozët deri te ish-shokët e skuadrës. Prania e Baresi në “San Siro”, katër muaj pas njoftimit të sëmundjes, u prit si një sinjal shprese dhe gëzimi për klubin dhe tifozët.

The post Franco Baresi rikthehet në “San Siro” katër muaj pas njoftimit të sëmundjes appeared first on Telesport.










