Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan dje se kanë pauzuar shkëmbimin e informacioneve inteligjente me Ukrainën, Franca tani ka ndërhyrë për të ndihmuar Kievin.
Duke folur këtë mëngjes, ministri i Mbrojtjes i Francës, Sébastien Lecornu i tha radios publike franceze France Inter se ata po ia kalonin inteligjencën e tyre ukrainasve, shkruan BBC.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën, tha të mërkurën drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, duke shtuar presionin mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të bashkëpunuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump në për bisedimet e paqes me Rusinë.
Pezullimi, i cili mund të kushtojë me jetë duke dëmtuar aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër sulmeve raketore ruse, pasoi një ndalesë këtë javë të ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin.