Franca kërkon që kriminelët e Banjskës të sillen para drejtësisë

Përfaqësuesi i Francës në KS të OKB-së, Jay Dharmadhikari, ka kërkuar që kriminelët e Banjskës të sillen para drejtësisë.

Në fjalën e tij gjatë seancës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Dharmadhikari tha se për Francën është e papranueshme që të njëjtit të mbeten në liri.

“Është e papranueshme që kryesit e sulmit në Banjskë të mbesin në liri më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve. Është kritike që të gjithë kryesit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, deklaroi Jay Dharmadhikari