,

Franca dhe Gjermania mbështesin rifillimin e dialogut

Më 10 korrik, Kosova dhe Serbia do të takohen në mënyrë virtuale në samitin e organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron më 10 korrik (e premte), do të organizojnë një samit virtual në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Stefan Schneiderhan, ka thënë për lajmi.net, se qëllimi i këtij samiti është mbështetja e rifillimit të dialogut.

I pyetur nga lajmi.net, se çka konkretisht do të diskutohet në këtë takim virtual dhe se a pritet të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Schneiderhan ka thënë se të gjitha detajet do të bëhen publike pas takimit përmes një kumtese për medie.

“QĂ«llimi i video-konferencĂ«s Ă«shtĂ« tĂ« mbĂ«shtes vazhdimin e dialogut tĂ« udhĂ«hequr nga BE-ja mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«. Pas video-konferencĂ«s do tĂ« publikohet njĂ« komunikatĂ« pĂ«r media”, ka thĂ«nĂ« pĂ«r lajmi.net zĂ«dhĂ«nĂ«si i QeverisĂ« sĂ« GjermanisĂ«, Stefan Schneiderhan.

Schneiderhan ka konfirmuar se pjesë e këtij takimi virtual do të jetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian si dhe i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“NikoqirĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« video-konferencĂ« do t’ju bashkohen presidenti Vuçiq, kryeministri Hoti, PĂ«rfaqĂ«suesi i LartĂ« i BE-sĂ«, Borrell dhe i dĂ«rguari special i BE-sĂ«, Lajçak”, ka treguar Schneiderhan.

Theksojmë se, samiti virtual, i paraprin rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar se do të rinisë më 12 korrik, ku në Bruksel do të takohen krerët politikë të Prishtinës dhe Beogradit.

Related Posts