Përveç ndeshjeve në grupin K, ku Anglia fitoi 0-2 ndaj Shqipërisë në “Air Albania” dhe Serbia mundi 2-1 Letoninë, janë mbyllur edhe ndeshjet e fundit për grupin D.
Franca fitoi 1-3 në Baku ndaj Azerbjaxhanit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dadashov në minutën e 4-të, por francezët edhe pse me formacionin e dytë përmbysën shifrat shumë shpejt. Jean-Philippe Mateta barazoi shifrat 1-1 në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit perfekt të Malo Gusto.
Akliouche shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 30-të, pas një krosimi në zonë të Thuram dhe asistit të dytë të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Mahammadaliyev shënoi autogol në portën e tij, duke bërë që francezët ta mbyllin në avantazh 1-3 pjesën e parë. Rezutati nuk ndryshoi deri në fund.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi 2-0 ndaj Islandës. Ukrainasit shënuan dy herë në minutat e fundit, fillimisht me Oleksandr Zubkov 83′ dhe Oleksiy Gutsulyak në minutat shtesë. Franca shkon direkt në Botëror, Ukraina në play-off. Me fitoren ndaj Islandës, Ukraina nxjerr Shqipërinë jashtë loje për vazon e dytë, pasi janë ukrainasit ata që renditen aktualisht në vazon e dytë. Në rast se kjo ndeshje do dilte barazim apo do fitonte Islanda, Shqipëria do ishte në vazon e dytë.
The post Franca bën detyrën, Ukraina fiton në minutat e fundit dhe i prish punë Shqipërisë appeared first on Telesport.











