Në vitin 1999, ushtarët e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, përjetuan një befasi e këndshme në ditën e Bajramit.
Atyre iu bë një tortë mbi të cilën shkruante “Urime Bajrami UÇK”.
Pjestarët e Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës, aty realizuan edhe një fotografi me ëmbëlsirat – shkrepur saktësisht më 19 janar të vitit të lartpërmendur.

