Gjatë ditës së mërkurë, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina, ambient i cili u tha se i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës.
Lidhur me këtë, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në Klan Kosova tha se është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës çlirimtare.
“Për mua aspak s’është e çuditshme, kur e mendoj se kush e ka udhëhequr atë ministri. Ajo nuk ka ndërgjegje, ajo nuk turpërohet s’e nuk e dinë çka është turpi, mirëpo duhet të turpërohen institucionet, cilado qofshin ato që pranojnë njerëz të tillë. Është bërë traditë të luftohet bazamenti i luftës, nuk ka të bëjë me personale”, ka thënë Haradinaj.










