Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të një vajze të vogël që mori pjesë në protestën e sotme në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u mbajt në Tiranë.
Vajza shihet e veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Rama e ka cilësuar këtë imazh si “fotografinë e ditës”.