Forumi i ushtarakëve shqiptar të shoqatës shqiptaro -amerikane “Bijtë e shqipes”, në Filadelfia

PERSHENDETJE

Pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga Nasim Haradinaj sebashku me Motorristat Shqiptar

Ne, Forumi i ushtarakëve shqiptar të shoqatës shqiptaro -amerikane “ Bijtë e shqipes , në Filadelfia të Pensilvanisë, në USA, ju përshëndesim me respekt dhe solidaritet të thellë.!
Jemi krenarë që sot, në menyeren simbolike organizoni protest me motorristat për të kërkuar drejtësi në mbështetje të Çlirimtarëve,të Komandantëve tanë të UÇK-së, të cilët që prej 5 vitesh po gjykohen padrejtësisht në Hagë, por edhe për të kujtuar me respekt roln historik tejkufitar ,që ka luajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.
Ne protestojmë së bashku me ju ,sepse drejtësia nuk është luks, por detyrë morale. Liderët e UÇK-së nuk kanë pasur lidhje me krime kundër njerëzimit, por kanë qenë në drejtim të një lufte legjitime për mbrojtjen e popullit të tyre nga gjenocidi i ushtruar nga Serbia. Në Hagë, si dhe këtu mes njerëzve, kërkojmë, që e vërteta të dëgjohet dhe drejtësia të zbatohet për identitetin e nderin e çdo shqiptari.Kjo është çështje dinjiteti, sakrifice për të vërtetën historike.
Le të jetë ky moment më shumë se sa një protestë , simbolike një dëshmi e unitetit tonë,Ne jemi shqiptar që na bashkon një atdhe, një gjuhë, e një flamur.Mijëra njerëz edhe këtu do të bashkohen në një zë, si mbështetje gjithkombëtare me moton “ Liria ka emër “. Edhe ne ushtarakët këtu në Filadelfia jemi UÇK.
Le të jetë ky rast një zë i fuqishëm kundër një padrejtësie historike dhe akt solidariteti gjithshqiptar. Drejtësia nuk mund të përmbyset. Viktimat nuk mund të shndrrohen në agresorë.
Kjo protestë Simbolike e drejtë e organizuar nga Nasim Haradinaj nuk është vetëm thirrje për drejtësi në Hagë, por është zëri i popullit shqiptar, që nuk do të heshtë, që nuk do të pranojë padrejtësi dhe që qëndron krenar për ata që luftuan për Atdhe, për lirinë e Kosovës duke ngriturt fuqishem zerin ndaj padrejtësisë së shekujve.
Çlirimi i Kosovës, nën drejtimin e komandantëve të luftës, dhanë mundësinë të ndërtohen institucionet, që ka Kosova sot, sistemin, të drejtat, zërin ,rrugëtimin, i cili nuk është i kompletuar pa arritur drejtësinë.
Urojmë që protesta simbolike e ber nga motoristat Shqiptar le të jetë me dinjitet e vetëdije patriotike,demonstrim i fuqisë së popullit, që di të kërkojë,të presë e të luftojë kundër padrejtësisë dhe nuk e harron asnjëherë bashkimin si kapitulli më i rëndësishëm në historinë kombëtare
Forumi i Ushtarakëve këtu në Filadelfia me mendje e zemër jemi aty me ju ne ate udhetim Mbetemi të vendosur në mbrojtje të vlerave tona të lirisë, të nderit , bashkimit dhe të dinjitetit kombëtar dhe qëndrojmë të palëkundur: për liri, për drejtësi e kujtim të përhershëm !
Paçi sukses në këto ditë me rëndësi historike !
Me respekt dhe përkushtim !

FORUMI I USHTARAKEVE SHQIPTAR NE FILADELFIA

Kryetari Sekretari
Niko Salavaci Lutfi Brami

Filadelfia 17 tetor 2025