Formimi i qeverisë së re nga opozita, zyrtari i AAK-së thotë se posti i kryeministrit i takon PDK-së

Zyrtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka treguar se cilës parti opozitare i takon posti i kryeministrit, nëse VV-ja dështon të formojë qeverinë e re.

Ai ka bërë me dije se ky post i takon PDK-së.

Në një prononcim për RTV21, Demhasaj ka thënë se partitë tjera nuk duhet të vendosin kushte për këtë çështje.

Edhe në bazë të kushtetutës, nëse partia e parë dështon me kriju qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngule këmbë pozitën e kryeministrit për me bë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marrë pozitën e kryeministrit por duhet me punu pa kusht me arritë një koalicion me kriju një shumicë parlamentare dhe me formu qeverinë dhe me vazhdu kosovar rrugëtimin e saj euroatlantik”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka vlerësuar se AAK-ja nuk bashkëpunon për këtë çështje me partinë e Kurtit.

AAK është e bindur në qëndrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn ne koalicion dhe bashkëpunim me VV-në por aleanca punon çdo dite me u arritë një koalicion i partive opozitare dhe me formu qeverinë opozita”, ka thënë Demhasaj.