Shkruan: Burim Gjaka
E diela e kaluar ishte dita e zgjedhjeve në Kosovë, ku qytetarët tanë treguan maturi, kulturë e edukatë, mirëpo ai që dështoi ishte KQZ-ja dhe atë në dy aspekte dhe kohë: 1. Gjatë kohës së votimit, ku kishte shumë Qendra Votimi që mungonin stafi si.psh zyrtarët e tavolinës ndihmëse, K-Vota etj., si dhe pengimi i votuesve që të votonin me asistim duke shpërdoruar me mijëra vota dhe 2. Pas mbylljes që Qendrave të Votimit, mospublikimi real dhe me kohë i rezultateve, tendenca për ndryshim të vullnetit të qytetarëve dhe stërgjatja e numrimit. Dikush duhet të përgjigjet për këto parregullsi.
Përfundimi i votimit prodhoj një rezultat ku e para doli Lëvizja Vetvendosje, e cila ndonëse grumbulloj afërsisht 40% të votave totale, humbi mbi mijëra vota nga zgjedhjet e kaluara. PDK dhe LDK u radhitën në pozitat 2 dhe 3, të cilat ndonëse kanë shënuar rritje të elektoratit nuk kanë arritur pritjet që i kishin. Zhgënjyese mbetet rezultati i Kolaicionit AAK-Nisma të cilët nuk arritën t`i përmbushin pritshmëristë minimale, madje duke humbur vota nga zgjedhjet e kaluara. Gjithashtu edhe Lista Familja nxori një rezultat jo të knaqshëm ndonëse pritshmëritë ishin më të mëdha. Nuk do të merrem sot me analizën pse janë këto rezultate sepse fokusi im në këtë shkrim është formimi i institucioneve të reja, sfidat dhe opcionet e mundshme.
Në sipërfaqe tani kur po i shohim këta numra momental ( për bazë kemi vetëm rezultatin preliminar) kemi shumë skenare mirëpo ne do të merremi me 5 të tilla të cilat mendojmë se janë më optimale për krijimin e institucioneve të reja, e të cilat do ti trajtojmë më poshtë, dhe ato janë;
1. Formimi i Qeverisë nga Lëvizja Vetvendosje së bashku me ndonjërën nga partitë opzitare dhe minoritetet josërbe;
2. Formimi i Qeverisë nga Lëvizja Vetvendosje, Lista Sërbe dhe minoritetet josërbe;
3. Formimi i Qeverisë nga Lëvizja Vetvendosje me disa deputetë nga partitë tjera;
4. Formimi i Qeverisë nga partitë opozitare dhe minoritetet josërbe;
5. Formimi i Qeverisë teknike me mandat 6 mujor.
Lëvizja Vetvendosje ka të drejten kushtetuese që të formoj institucionet, si partia e parë në zgjedhje mirëpo konsideroj se ka disa probleme aty. Së pari gjuha polarizuese dhe ofenduese ndaj partive opozitare nga Lideri i Vetvendosjes, z.Kurti gjatë fushatës, e me theks të veçantë në natën e zgjedhjeve ka ofenduar rëndë liderët opozitar duke ndarë me thikë rrugën e bashkëpunimit me ta. Gjithmonë po shkruajmë duke u bazuar në numrat aktual, prandaj në këtë situatë z. Kurti nuk mund të formoj Qeverinë vetëm me minoritetet josërbe duke llogaritur parimisht se ata do ta përkrahnin të gjithë. Prandaj në këtë skenar ai ka 2 rrugë, t`a ftoj njërën nga partitë opozitare për koalicion apo të kaloj në opozitë.
Ftesa për bashkëqeverisje natyrisht se ka edhe rriskun e saj sepse ta ftosh dikë që deri dje ke thënë se nuk do të bashkëpunosh kurrë me të, përveq që është përulje, është edhe humbje një hisje të madhe të pushtetit sepse partitë opozitare, cilado që ftohet mund ta kushtëzoj me marrje të sa më shumë pozitave, duke mos e përjashtuar pozitën e kryeministrit sepse rrethanat ua mundësojnë. Koha ka treguar se partitë e vogla shpeshë kanë fituar pozitën e kryeministrit në raste të tilla. E një gjë të tillë vështirë se mund ta parnoj z. Kurti. Poashtu secila Parti opozitare që do të hynte në një kaloicion me VV-në duhet ta di që rritja e elektoratit për të do të mbetej vetëm një deshirë.
Opcioni tjetër është formimi i Qeverisë nga Lëvizja Vetvendosje së bashku me Listën Serbe dhe minoritetet tjera joserbe. Ky opcion megjithëse në letër duket i mundshëm, praktikisht ka pak gjasa të realizohet. Ajo që mund të ndodhë është një koalicion zyrtar i shpallur me minoritetet josërbe dhe koalicion në heshtje me Listën Sërbe, ku Lista Sërbe voton atherë kur i duhet Qeverisë duke përfituar benifite të ndryshme, por duke mos marrrur hise në Qeveri. Dhe kjo ndodhë sa për t`ua pluhrosur sytë qytetarëve ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Mund të paramendohet edhe një opcion tjetër për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetvendosje me “ kontrabandimin “ e disa deputeteëve nga partitë tjera, sa për ta siguruar numrin 61. Kjo gjë ka ndodhur edhe më herët dhe nuk do të ishte ndonjë risi, mirëpo varet kryesisht sesa është numri i deputetëve që i duhet për ta arritur numrin e synuar. Sa më i madh numri i deputetëve që duhen siguruar aq më i vështirë bëhet ky opcion. Pra kjo varet nga fakti sesa deputetë do t`i marr Lëvizja Vetvendosje pas numrimit përfundimtar të votive.
Skenari i katërt është formimi i Qeverisë nga Partitë opozitare dhe minoritetet josërbe, pas shterrjes së 3 mundësive nga ana e Partisë së parë në zgjedhje, pra pas dështimit ose tërheqjes nga ana e Lëvizjes Vetvendosje. Ky skenar megjithëse nganjëherë duket më i mundshëm nuk duket se është lehtë i realizueshëm. Së pari Partia e dytë që është PDK do të tentoj që ta udhëheq një qeveri të mundshme të opozites dhe këtë nuk mund ta gëlltis lehtas LDK, më konkret z. Lumir, kur gjatë gjithë fushatës ka proklamuar se nuk hynë në asnjë qeveri ku nuk do të jetë vet kryeministër, e që nuk do të mund të pranohej asesi as nga PDK. Këtu ka rol edhe AAK, e cila mund të ishte përfituesi më i madh në një matematikë kur PDK dhe LDK nuk do ta pranonin për kryeministër asnjëra liderin e partisë tjetër. PDK është këtu ku është sot fal kartës së fortë me emrin Bedri Hamza prandaj në asnjë formë nuk e lëshojnë pozitën e kryeministrit.
Në anën tjetër Opozita nuk i ka të sigurta as të gjitha votat e minoriteteve josërbe ngase në disa prej tyre ushtron autoritet z. Kurti, prandaj kjo e vështirson edhe më tutje realizimin e këtij skenari. Sa i përket planit qeveritar këto parti nuk do ta kishin vështirë ta modifikonin një plan të përbashkët seppse edhe premtimet i kanë goxha të përafërta. Egzistojnë teori se një koalicion i tillë do t`ua zvoglonte elektoratin dhe ta humbnin pushtetin brenda një viti, mirëpo nëse Qeveia e tyre do t`i rriste pagat dhe pensionet në 6 mujorin e parë, do t`i bënin reformat në ekonomi, do t`i rivitalizonin raportet me SHBA-të dhe BE-në me tendencë të hiqjes së shpejtë të sanksioneveetj, mund të ndodhte e kundërta e teorisë së lartëcekur.
Opcioni tjetër është formimi i një Qeverie teknike me mandat 6 mujor, e cila do të obligohej t`i zbatonte disa marrëveshje të nënshkruara më herët si Asociacioni etj, që asnjë parti e vetme deri sot nuk kishte guxim t`i zbatonte dhe ta përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme që mund të mbaheshin në tetor, së bashku me zgjedhjet lokale. Ky skenar nuk mund të realizohet vetëm nga faktori vendor sepse jemi dëshmitarë që ne hsitorikisht jemi ulur në tavolinë me njëri-tjetrin vetëm kur të tjerër na kanë ulur.
Përfundimisht këto më lartë ishin disa nga skenarët që mund të ndodhin në ditët në vazhdim, mirëpo unë jam i bindur se asnjëri opcion nuk do të jetë i realizueshëm pa ndërhyrjen amerikane. Kjo garniturë politike e betonuar në dy pole me shumë antagonizma, nuk janë të zot për asnjë opcion, madje as për të shkuar në zgjedhje të reja. Nëse nuk vendoset dora e hekurt amerikane mbi tavolinën e bisedimeve mes partive tona, ne vetëm ngërrç politik mund të prodhojmë.