Formacioni më i mirë i javës në Serie A, bëjnë pjesë edhe dy shqiptarë. Njëri prej tyre më i vlerësuari nga të gjithë (foto)

Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani kanë shkëlqyer në fundjavën e kaluar, duke kontribuar në fitoret e dy ekipeve të tyre, Atalantës dhe Napolit. Atalanta fitoi në Bergamo 1-0 ndaj Napolit, ku Gjimshiti bëri një ndeshje të madhe, duke bërë autokritikë, menjëherë pas “fajit” në humbjen e një jave më parë ndaj Interit.

Amir Rrahmani gjeti golin dhe bëri një perfomancë fantastike në fitoren e Napolit 0-2 në transfertë ndaj Lazios. Dy mbrojtësit shqiptarë janë zgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A, sipa Sofascore.

Rrahmani i vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Gjimshiti më i vlerësuari me notën 8.9, bashkë me Marcus Thuram. Pjesë e formacionit më të mirë të javës janë edhe yjet si Lautaro Martinez, Marcus Thuram dhe Kenan Yildiz.

The post Formacioni më i mirë i javës në Serie A, bëjnë pjesë edhe dy shqiptarë. Njëri prej tyre më i vlerësuari nga të gjithë (foto) appeared first on Telesport.