Në Yeddah të Arabisë Saudite luhet sonte gjysmëfinalja e dytë për Superkupën e Spanjës, derbi Atletico Madrid-Real Madrid. Pak më parë, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dy ekipeve. Përballja e fundit mes dy ekipeve ka qenë në La Liga dhe ka përfunduar 5-2 për “Colchoneros”.
Për Real Madridin, e nis nga minuta e parë në mborjtje, Antonio Rudiger, edhe pse gjerman mungoi në seancën e fundit stërvitore të ditës së djeshme. Edhe pse me dhimbje në gju, Rudiger është i gatshëm që nga minuta e parë për Xabi Alonso-n.
Përsa i përket mungesave, mungojnë Kylian Mbappe, Alexander Arnold dhe Eder Militao, shkak dëmtimesh, ndërsa Brahim Diaz merr pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Edhe Atletico Madrid ka tri mungesa rë rëndësishme si shkak dëmtimesh: Pablo Barrios, Celment Lenglet dhe Nico Gonzalez.
ATLETICO MADRID XI: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Giuliano, Koke, Gallagher, Baena; Julián Álvarez, Sorloth.
REAL MADRID XI: Courtois; Valverde, Asencio, Rüdiger, Carreras; Tchouameni, Camavinga, Bellingham; Vinicius, Gonzalo, Rodrygo.
The post Formacionet zyrtare të derbit, ylli i Real Madridit bën sakrificën e madhe për sonte appeared first on Telesport.










