Shqipëria do të zbresë në fushën e “Air Albania Stadium” në orën 20:45 për tu përballur me kampionët në fuqi të botës në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit 2020.
Edi Reja ka vendosur të surprizojë në këtë ndeshje inaguruese të stadiumit të ri, teksa ka zgjedhur të hedhë nga minuta e parë ndaj Francës një lojtar që nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme më parë në ekipin Kombëtar.
Bëhet fjalë për Kristi Qosen, që do ta nisë ndeshjen si titullar, duke zënë vendin e Ledian Memushajt në fushën e lojës. Ky i fundit luajti për 90 minuta në ndeshjen ndaj Andorrës dhe nisur edhe nga mosha e tij, Reja ka vendosur ta lërë në stol ndeshjen e sotme. Ndërkohë surpriza vazhdon me lënien në stol të Ardian Ismajlit dhe Thomas Strakoshën. /Sport Ekspres/