,

Formacionet zyrtare: ShqipĂ«ri – Moldavi

KombĂ«tarja shqiptare do tĂ« luajĂ« sonte nĂ« orĂ«n 20:45 nĂ« “Elbasan Arena”, kualifikuesen e radhĂ«s, tĂ« dytĂ«n pĂ«r muajin qershor. Para pak ditĂ«sh, mĂ« 8 qershor, kuqezinjtĂ« tanĂ« u mundĂ«n minimalisht nĂ« Rekjavik, ndaj IslandĂ«s vendĂ«se. Ajo ishte ndeshja debutuese pĂ«r trajnerin Reja, i cili do tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« ta largojĂ« shijen e keqe tĂ« transfertĂ«s pararendĂ«se, shkruan Fokusi.info.

Mbrojtja me tre do të kompletohet me Ismajlin dhe Veselin. Mesfusha me pesë do të ndryshojë dukshëm. Basha dhe Lenjani do të ulen në stol. Hysaj, Xhaka, Kaçe dhe Aliji pritet të përbëjnë këtë repart të kombëtares sonë. Dy janë prurjet e reja të Rejës në mesfushë, sikurse duket: Kaçe dhe Aliji, në krahasim me formacionin startues ndaj Islandës.

Edhe sulmi do të pësojë ndryshime. Cikalleshi dhe Balaj do ta nisin nga stoli, duke iu dhënë mundësinë Uzunit dhe Sadikut për titullarë ndaj Moldavisë. Elbasanasi luajti disa minuta në Rekjavik, më 8 qershor, ndërsa beratasi nuk u aktivizua fare. Pra, të dy janë të freskët fizikisht.

Moldavia, në anën tjetër, vjen nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe kërkon ta befasojë edhe Shqipërinë./Fokusi.info/

Formacionet zyrtare:

Related Posts