Formacionet zyrtare, Real Madrid – Arsenal: Ancelotti nuk ndryshon vijën e sulmit

Real Madridi po synon të ketë një tjetër mbrëmje të paharrueshme në Ligën e Kampionëve në “Santiago Bernabeu”, kur luan ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Arsenalit. 

15-herë kampionët rekord u mposhtën keq në Emirates Stadium, duke humbur 3-0 nga dy goditjet e shkëlqyera të dënimit të Declan Rice dhe gjuajtja e Mikel Merinos.  

Megjithatë, nëse një klub mund të arrijë të pamundurën në një skenë evropiane, ai është Real Madridi.  

Carlo Ancelotti ka vazhduar me treshen e sulmit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrigo. 

Në mbrojtje do të luajë Lucas Vazquez, ndërsa Fede Valverde në mesfushë, së bashku me Aurelien Tchouamenin dhe Jude Bellinghamin. 

Mikel Arteta ende nuk e ka zbuluar 11-shen me të cilën do të startojë.  


Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Alaba, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Vinicius, Mbappe 

Arsenal: Pas pak…