Real Madridi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.
Në “Municipal de Butarque”, skuadra e Zinedine Zidane është sonte mysafire e Leganes.
Objektivi i vetëm i Real Madridit këtë sezon është ta sigurojë vendin e dytë në tabelë, larg të cilit tashmë janë pesë pikë.
Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.
Leganes: Cuellar, Nyom, Bustinza, Omeruo, Siovas, Silva, Rubén Perez, Vesga, Eraso, Braithwaite, Carrillo
Real Madrid: Navas, Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Asensio, Benzema