Formacionet zyrtare, Kosovë – Islandë: Foda starton me skuadër sulmuese

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të vitit 2025, ku Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Islandën,

Kjo ndeshje vjen në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B. 

Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur që në fushë të startojë me Aro Muric. 

Mbrojtja përbëhet ng Mërgim Vojvoda në krahun e djathtë të mbrojtjes, derisa në qendër janë tanimë tandemi fantastik Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Për krahun e majtë luan Leart Paqarada.

Në mesfushë janë Elvis Rexhbecaj dhe Valon Berisha, ndërsa para tyre është i vendosur Milot Rashica.

Ndërkohë treshja e sulmit do të përbëhet nga Ermal Krasniqi, Donat Rrudhani Vedat Muriqi.

Te Islanda, në sulm luajnë; Orri Steinn Óskarsson, Albert Guðmundsson, Hákon Arnar Haraldsson dhe Andri Lucas Guðjohnsen.


Kosova:

Islanda: