Kosova sot luan një tjetër ndeshje të rëndësishme, teksa do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Fokusi.info.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të fillojë në ora 20:45.
Kosova ka grumbulluar 8 pikë dhe gjendet në vendin e tretë të grupit A, katër më pak Anglia dhe Çekia (një ndeshje më shumë) përkatësisht në pozitën e parë dhe dytë.
Selektori Bernard Challandes ka konfirmuar se skema 4-2-3-1 do të jetë e njëjtë por nuk ka përmendur emrat e lojtarëve që do nisin nga fillimi këtë sfidë.
Formacionet zyrtare: