Bundesliga gjermane sonte nis sezonin 2019/2020.
Ky sezon, që pritet të jetë poashtu shumë emocionues, fillon me ndeshjen Bayern Munich – Hertha Berlin.
Për ‘Bavarezët’ ka nisur një epokë e re, pas largimit të Arjen Robben dhe Franck Ribery.
Ndeshja mes Bayernit dhe Hertha Berlin fillon nga ora 20:30, dhe formacionet zyrtare tashmë janë publikuar.