Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë lajme të këqija.
Pas Arbër Zenelit, edhe Milot Rashica ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Dusseldorf dhe me shumë gjasë do të jetë jashtë ndeshjeve të shtatorit, që ‘Dardanët’ i zhvillojnë ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Ndeshjet që luhen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, nuk do llogaritet në shërbimet e Zenelit dhe Rashicës.
Faqja e futbollit kosovar në rrjetet sociale, ‘Kosovanfooty’ ka publikuar katër formacionet e mundshme që Bernard Challandes mund t’i ketë në dispozicion.
Me organikën e futbollistëve që ka tekniku zviceran, nuk duhet të vajtohet shumë mungesa e dyshes së lartpërmendur.
Më poshtë katër variantet se si Kosova mund të startojë në dy ndeshjet e muajit shtator.