Formacion titullar me 10 ndryshime, Guardiola: Faji im, marr përgjegjësinë për humbjen ndaj Bayer Leverkusen

Manchester City pësoi humbje 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në Champions, pas rotacionit masiv të skuadrës nga Pep Guardiola, i cili bëri 10 ndryshime dhe la në stol Haaland, Foden, Cherki e Donnarumma. Nico González ishte i vetmi që luajti edhe ndaj Newcastle.

Guardiola pranoi përgjegjësinë: “Nuk ishte paraqitja që dëshironim. E pranoj të gjithë përgjegjësinë, por lojtarët që luajtën janë të jashtëzakonshëm. Krijuam më shumë raste se Leverkusen, por na mungoi diçka”.

Tekniku analizoi gabimet: “Çdo veprim kishte një bllokim ose çedim. Nuk dimë kur të sulmojmë ose mbrojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për pozicionin, por për prezencën në mbrojtje dhe vendosmërinë në sulm”.

Guardiola theksoi arsyen e rotacionit: “Kur luan gjithmonë me të njëjtën 11-she, nuk ke 22 lojtarë, vetëm 11. Ka shumë ndeshje, duhen këmbë të freskëta dhe përfshirja e të gjithëve”.

The post Formacion titullar me 10 ndryshime, Guardiola: Faji im, marr përgjegjësinë për humbjen ndaj Bayer Leverkusen appeared first on Telesport.