Forcat Speciale arrestojnë ish-presidentin e Kirgistanit, përplasen me armë me rojet (Video)

Forcat speciale të sigurisë së Kirgistanit janë përballur me një sulm armësh zjarri teksa kanë shkuar për të arrestuar ish Presidentin Almazbek Atambayev në rezidencën e tij në kryeqytet. Trupat e armatosura, të veshur me veshje anti-plumb sulmuan rezidencën e Atambayev në fshatin Koi-Tash në orët e vona të së mërkurës, ndërsa mbështetësit e tij e mbrojtën atë me shkopinj dhe gurë. Dëshmitarët thanë se të shtëna u dëgjuan brenda rezidencës, por nuk ishte e qartë se kush kishte qëlluar.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare këmbëngulte që mbështetësit e Atambayev ishin duke përdorur armë zjarri kundër trupave, të cilët kishin vetëm plumba gome në krehrat e tyre. Ministria e Shëndetësisë raportoi se të paktën 46 njerëz, mes tyre 15 forca policie, u plagosën në përleshje, duke pësuar plagë me armë zjarri, tronditje dhe lëndime në kokë. Sipas raporteve, Atambayev u arrestua dhe u mor me helikopter.

Presidenti aktual Sooronbai Jeenbekov tha qe Atambayev, fillimisht u kërkua për t’u marrë në pyetje për shpërdorim e detyrës dhe pretendimet për korrupsion, thirrje të cilat ishin refuzuar në mënyrë të përsëritur nga ish presidenti. Kujtojmë se në këtë shtet ambasador amerikan është Donald Lu, ish ambasador në Shqipëri.

https://youtu.be/lFJrpYFML3Q