Forcat izraelite su*lmojnë objektin bërthamor Fordow

Objekti bërthamor Fordow është vënë në shënjestër mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars, dy shpërthime u dëgjuan pranë centralit bërthamor Fordow dhe dy pika specifike brenda objektit thuhet se u goditën.

Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë sot herët, duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.

Irani është zotuar për “ndëshkim të rëndë” dhe ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

The post Forcat izraelite su*lmojnë objektin bërthamor Fordow appeared first on Kosovapost.net.