Forcat e EULEX’it te QKUK, Krasniqi: Me këtë trajtim ndaj Presidentit, nuk po tentohet të përulet vetëm ai por edhe vetë shteti i Kosovës

Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX’in për forcat e angazhuara sot për vizitën e ish presidentit Thaçi në QKUK, ku po trajtohet babai i tij.

Krasniqi ka thënë se Thaçi hoqi dorë nga posti i presidentit për t’u përballur me “një gjykatë krejtësisht politike”.

Ai ka shtuar se akuzat mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi, se prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe se arrestimi ndodhi në ditëlindjen e tij.

Sipas Krasniqit, me këtë trajtim “me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës”.

Postimi i plotë:

Gjithë këta roje dhe vetura të EULEX-it në oborrin e ShSKUK-së për të ruajtur Hashim Thaçin, njeriun që hoqi dorë nga posti i Presidentit për t’u përballur me një gjykatë krejtësisht politike.

• Akuzat, mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi;

• Prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës, vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë;

• Arrestimi ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij.

Me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës.