
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar të hënën se Forcat Ajrore të Izraelit “kontrollojnë qiellin mbi Teheran”, duke theksuar se sulmet e Izraelit janë të drejtuara kundër objektivave të regjimit iranian, dhe jo civilëve.
“Ne kontrollojmë qiellin mbi Teheranin. Po godasim objektiva të regjimit — ndryshe nga regjimi kriminal i Iranit, i cili synon civilët,” tha Netanyahu gjatë një vizite në Bazën Ajrore Tel Nof.
Ai shtoi më tej: “U themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’ – dhe ne veprojmë.”
/Reporteri.net/
<p>The post “Forcat Ajrore izraelite kontrollojnë qiellin mbi Teheran”, Netanyahu thotë se sulmet s’janë drejt civilëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>