Forca që nuk njeh përkatësi etnike

Në mesin e qindra pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që shërbejnë me përkushtim ndaj vendit, janë edhe ushtarakë nga komuniteti ashkali. Aktualisht, 25 pjesëtarë ashkalinj shërbejnë në FSK. Përvoja e rreshterit Adnan Smajli, pjesëtar i FSK-së prej 16 vjetësh, tregon se Forca nuk njeh përkatësi etnike dhe ofron mundësi të barabarta për zhvillim dhe avancim karriere për të gjithë.

Brenda uniformës së saj, krah për krah, me pjesëtarët shqiptarë në këtë Forcë shërbejnë edhe trupa të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Këto ngjyra të FSK-së nuk njohin përkatësi etnike, ajo i bashkon të gjithë ata që duan ti shërbejnë Kosovën me nder dhe përkushtim. Në mesin e tyre edha ata të komuniteti ashkali.

Që nga viti 2009, kur edhe FSK filloi të merrte formën e saj të ushtrisë, rreshteri Adnan Smajli nga Obiliqi është pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës.

Shërbimi ndaj atdheut dhe përgjegjësia për një shtet më të sigurt ka bërë që ai të jetë pjesë FSK tash e 16 vjet.

Rreshteri thotë se në rrugëtimin e tij për asnjë moment nuk ka munguar përkrahje e personelit të FSK-së.

” Mbështetja nuk ka munguar asnjëherë si nga familja, ashtu edhe nga institucioni ku jam unë edhe nga kolegët ku unë shërbej, gjithmonë kam pasur  përkrahjen maksimale dhe jam falënderues atyre që më kanë mbështetur deri më tani, tha Adnan Smajli, rreshter në FSK.

Smajli fton të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë të bëhen pjesë e trupave të Forcës së Kosovës.

” Unë i ftoj edhe pjesëtarët e komunitetit edhe ashkali edhe të gjitha komuniteteve tjera që të jenë pjesë e FSK pasi që ka mundësi për zhvillim të karrierës, ndjekjen e trajnimeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, e po ashtu të avancohen  edhe në karrierë”, tha Smajli.

Asllan Kryeziu, i cili është këshilltar për komunitete në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë se kjo tregon për dashurinë e shërbimit ndaj atdheut.

Kryeziu, këshilltar për komunitete në Ministrin e Mbrojtjes

“Edhe pas tranzicionit në ushtri profesionale nga viti 2019-të, ashkalinjë vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e gjithë rrugëtimit ushtarak e institucional nëpër të cilin ka kaluar FSK-ja”, tha Kryeziu, këshilltar për komunitete në Ministrinë e Mbrojtjes

Aktualisht Forca e Sigurisë së Kosovës numëron 25 pjesëtarë të komunitetit ashkali./rtk

The post Forca që nuk njeh përkatësi etnike appeared first on Kosovapost.net.