Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

Me rastin e 27-të vjetorit të Masakrës së Reçakut, delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të martirëve të kësaj masakre.

FSK nderoi me respekt sakrificën dhe lavdinë e të rënëve për liri, duke qëndruar pranë familjarëve të martirëve dhe duke kujtuar të vërtetën historike të Reçakut, transmeton Klankosova.tv.

Homazhe në Reçak kanë bërë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Dimal Basha, si dhe krerët e partive politike, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.

Prezent atje ishte edhe Ambasadori William Walker, i cili masakrën e Reçakut e bëri të njohur para botës, dhe ngriti zërin për drejtësi.

Mund të jetë një imazh i monument

Mund të jetë një imazh i Varri i Ushtarit të Panjohur dhe teksti