“Fontanë e dëshirave”: Deputet i VV-së e pranon që s’kanë vota, por tenton të ironizojë me opozitën

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka pranuar që nuk i kanë votat për kryetarin e Kuvendit.

Por, kur është pyetur për emrat e tjerë që opozita ka thënë se mund t’i votojë, ka tentuar të ironizojë pak.

“Kemi ata numra që kemi pas në seancën e kaluar 57, dhe kjo tashmë është e ditur . Ne konsiderojmë se edhe opozita ta luaj rolin e vet konstruktiv që të kalojmë në këtë 15 ditshin ku subjekti i parë brenda kësaj kohe duhet ta formojë qeverinë. Aty e shohim nëse i kemi numrat apo jo. Në këtë kuptim mendoj që nesër mund te kemi një situatë të re dhe kjo duhet të jetë në frymën e bashkëpunimin”, ka thënë ai në Tëvë1.

“Është diskutua shumë në kuptimin e fontan dëshirave të subjekteve të tjera, qe ne ta ndërrojmë kandidaten dhe ta vendosim dikë tjetër por mos të harrojmë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë. Asnjëherë nuk e kemi parë në rolin e parlamentare dhe së shpejti do ta shohim edhe në këtë rol dhe tezat e atyre që çfarë kanë deklaruar do të hidhen poshtë”, ka thënë Rexhaj.