Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar lidhur me vizitën që ka zhvilluar sot në Mitrovicë të Jugut dhe të Veriut, ku është takuar me kryetarët Bedri Hamzën dhe Erden Atiq.
Kurti ka thënë se me ta ka diskutuar për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta, shkruan Reporteri.net.
“Këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare. Shpreha mbështetjen për të punuar bashkë dhe jetësuar sa më shumë projekte e nisma në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Kurti./Reporteri.net