Nuk kanë munguar përplasjet mes lojtarëve të të dy ekipeve në fund të “El Clasico-s”, ku Real Madrid fitoi me shifrat 2-1. Futbollistët e Real Madridit e kanë psur inatin më të madhe me Lamine Yamal, për shkak të deklaratave të tij para ndeshjes.
Përveç sherrit mes Dani Carvajal, Thiabut Courtois dhe Lamine Yamal, nuk mungoi përplasja as mes Vinicius Junior dhe talentit të Barcelonës. Braziliani i është drejtuar Lamal-it “Fol tani, fol”, duke iu referuar rezultatit të ndeshjes, sipas pamjeve të publikuara në mediet spanjolle.
Me ndërhyrjen e stafit nga të dy ekipet, situata u qetësua dhe të dy lojtarët iu drejtuan dhomave respektive të zhveshjeve.
Edhe gjatë ndeshjes, pati ngacmime të shumta mes dy lojtarëve. Në një moment, Vinicius Junior i drejtohet Lamal-it “Vetëm pasime mbrapa di të bësh”.
The post “Fol tani, fol”, përplasje edhe mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico-s” (video) appeared first on Telesport.










