Fokus: Të gjithë pjesëmarrësit në përleshjen me armë, janë anëtarë të BDI-së
Mediat maqedonase shkruajnë lidhur me incidentin e mbrëmjes në Reçicë të Tetovës. Sipas Fokus, të gjithë pjesëmarrësit në përleshjen me armë që ndodhi rreth 300 metra nga selia qendrore e BDI-së janë anëtarë dhe aktivistë të kësaj partie.
Burime të afërta të BDI-së i kanë thënë Fokusit se ata para përleshjes me armë nuk kanë qenë në selinë partiake, por në seli kanë qenë të pranishëm njohës të tyre që kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.
“Fokus” shkruan se grupet kanë qenë të afërt me zyrtarë të BDI-së nga Kumanova. Jozyrtarisht, përleshja ka qenë për shkak të revoltës dhe nervozizmit se kush do të marrë drejtimin e degës.
Në BDI zyrtarisht kanë mohuar që incidenti të ketë ndodhur për shkak të aktiviteteve partiake
Një incident i ngjajshëm që mori viktima për degën e kësaj partie ishte dy vite më parë kur u vra Xhemail Rexhepi i njohur si komandant Shqiponja./Fokus/