Youssouf Fofana nuk fshihet pas fillimit të shkëlqyer të sezonit. “Luajmë për Milanin, është normale të mendojmë titullin, – tha ai për “Sky Sport”. – Çdo lojtar i kësaj skuadre duhet të mendojë për titullin, çdo vit. Për këtë punojmë dhe dalim në fushë, për ta fituar çdo ndeshje. Do t’i bëjmë llogaritë në fund. Nuk them që objektivi është vetëm titulli, por nëse e fitojmë, pas sezonit të kaluar, do të jetë gëzim i madh për grupin”.
Francezi shtoi: “Këtë sezon kemi më shumë kohë për t’u përgatitur, luajmë një ndeshje në javë dhe jemi 100% të përqendruar te kampionati. Trajneri ka ndryshuar shumë gjëra, ashtu si edhe lojtarët e rinj. Edhe tifozët janë kthyer në stadium”.
Sipas francezit, “Allegri e ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës. Pas sezonit të kaluar ishim pak të demoralizuar, por ai solli besim dhe dëshirë për të bërë mirë. Na e bëri të qartë që llogaritë do të bëhen vetëm në fund”.
The post Fofana nuk fshihet: Allegri na ka ndryshuar mentalitetin, besojmë te fitimi i titullit appeared first on Telesport.










