Foden: Duket sikur Guardiola ka rigjetur energjinë e dikurshme, koha të mendojmë për titullin

Një ditë para derbit të Manchester midis United dhe City, organizatori i “qytetarëve” Phil Foden, foli për gjendjen e skuadrës së tij. “Mendoj se kjo është koha për të filluar të përqendrohemi në ligë, koha kur vendosen ndeshjet më të rëndësishme”, tha mesfushori anglez.

Nuk po përqendrohem shumë te Arsenal dhe ajo që po bëjnë. Çdo ndeshje që luajmë tani mund të na kushtojë titullin. Tani ndeshjeve u është shtuar një presion shtesë. E dimë që duhet patjetër të fitojmë në derbi sepse kemi barazuar disa herë. Duhet të kthehemi te fitoret”, shtoi Foden.

Ai foli edhe për trajnerin Pep Guardiola: “Ndjej sikur ai e ka rizbuluar energjinë me djemtë dhe se është rilidhur me të gjithë. Ai padyshim ka nënshkruar lojtarë të rinj për të freskuar ekipin dhe ne padyshim po bëjmë hapa në drejtimin e duhur.”

“Semenyo? Është një lojtar që i pëlqen të vrapojë, nuk mendoj se kemi shumë si ai. Kur ekipet luajnë me një bllok të ulët, lëvizja e tij është e jashtëzakonshme. Ai është një kërcënim i vërtetë për kundërshtarët. Një lojtar vërtet i mirë“, deklaori Foden.

The post Foden: Duket sikur Guardiola ka rigjetur energjinë e dikurshme, koha të mendojmë për titullin appeared first on Telesport.