Me moton “Eja edhe ti, sepse je zë i fuqishëm i qytetit të Vushtrrisë”, Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM” do të organizon të mërkurën (7 shkurt 2018) në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal , duke filluar nga ora 11:00, një takim të përbashkët me shoqërinë civile në Vushtrri, i cili ka për qëllim të mbledhë akterët më të rëndësishëm që ka Vushtrria në profilin e shoqërisë civile, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve, studentë, artistë, të rinjë aktiv si dhe grupe jo-formale lokale, thuhet në një njoftim të kësaj organizate në rrjetin social “facebook”.
Temat që do të trajtohen në këtë takim janë: Rëndësia e shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse, sfidat dhe problemet me të cilat po përballemi, mbështetja e OJQ-ve, rritja e bashkëpunimit mes OJQ-ve dhe grupeve jo-formale.
Prezantimi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, në Tiranë – ‘RYCO’, si një mekanizëm i krijuar nga 6 Vendet e Ballkanit Perëndimorë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimeve rinore, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.