Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e parë për shtyp, para dy sfidave të shtatorit, ka theksuar vështirësitë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, por ka garantuar se Dardanët do të japin më të mirën. Kujtojmë se Kosova do të përballet më 5 shtator me Zvicrën në Bazel, ndërsa më 8 shtator do të presë Suedinë në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Trajneri gjerman konfirmoi mungesën e Edon Zhegrovës për shkak të procedurave të transferimit të tij te Juventusi, duke e cilësuar këtë një problem, por gjithashtu vendim të kuptueshëm. Nga ana tjetër, Foda u shpreh i lumtur për përfshirjen e Leon Avdullahut, i cili mund të luajë në çdo rol në mesfushë:
“Jemi shumë të gëzuar që ka vendosur të luajë për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheim, është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë. Kemi biseduar shumë me të në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që vendoset”.
Për kundërshtarin më të afërt, trajneri i dardanëve shtoi: “E njohim mirë Zvicrën, pikat e forta dhe të dobëta të saj. Nuk mund të premtoj rezultat, por nëse luajmë të bashkuar, mund të arrijmë fitore, ose së paku barazim”.
The post Foda “përjashton” Zhegrovën nga kualifikueset e shtatorit: Ja si mund t’ia dalim ndaj Zvicrës appeared first on Telesport.