FMN e heq Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti, Murati: Kjo e vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike

Pas Bankës Botërore  edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka larguar Kosovën nga lista për Vendet në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit.

E lidhur me këtë ka reaguar dhe ministri në detyrë Hekuran Murati. Murati ka thënë se ky është lajm i shumëpritur,  i cili vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona.

“Edhe FMN-ja e heq Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. Pas Bankës Botërore që ndërmorri këtë veprim gjatë javës së kaluar, dje kemi pranuar njoftimin edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për largimin e Kosovës nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti që FMN e përpilon.  Ky është lajm i shumëpritur dhe përsëri vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona”, ka thënë Murati.

The post FMN e heq Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti, Murati: Kjo e vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike appeared first on Kosovapost.net.