Fluturimet në rritje, janari nis me rekord udhëtarësh

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, transporti ajror në vend ka nisur vitin 2026 me rritje të dukshme të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve.

Gjatë muajit janar 2026 janë realizuar 1,158 fluturime, që përbën një rritje prej 1.8%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Ndërkohë, numri total i udhëtarëve arriti në 358,930, duke shënuar rritje prej 4.5% në raport me po të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas raportit, 156,945 udhëtarë ishin në ardhje, duke shënuar rritje prej  1.4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.  Ndërsa numri i udhëtarëve në shkuarje ishte 201,985, me një rritje me të theksuar prej 7.0%.