Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se arrestimi i burrit që rrahu futbollistin Belgin Jashari është veprim i vonuar nga policia, por i mirëseardhur.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka përsëritur se sulmi ndaj tij është krim që buron nga urrejtja racore.
“E përsëris, shkelmi nda Belginit është krim që buron nga urretja racore. Storja në Nacionale tregon që Belgini është vazhdimisht viktimë e sulmeve verbale në baza racore.
Shpresoj që prokurori i rastit e kualifikon sulmin si vepër penale që buron nga urrejtja në baza të races e jo veç si sulm i thjeshtë fizik ndaj një të mituri” – ka thënë ai.