Juristja për media, Flutura Kusari ka reaguar pasi që Kosova është rënditur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporterëve pa Kufij, sa i përket lirisë së medias.
Kusari ka shkruar se kjo është alarmuese dhe një njollë e zezë që nuk do të hiqet lehtë.
“Alarmuese, alarmuese, alarmuese. Nje njolle e zeze eshte shenuar sot ne historine e re te vendit tone. Njolle qe nuk do te hiqet lehte. Kosova ka shenuar regres alarmant dhe eshte renditur 19 vende me poshte ne indeksin e Reportereve pa Kufinje sa i perket lirise se medias.” – ka shkruar Kusari.
Ajo tutje ka listuar pesë arsyet pse çuan në këtë rezultat, duke e quajtur rezultat të turpshëm të qeverisë së koalicionit VV dhe Guxo.
“Pese arsyet qe kane cuar ne kete rezultat te turpshem te qeverisjes se koalicionit VV dhe Guxo jane:
1. Tentim mbyllja e Klan Kosova
2. Projektligji per KPM
3. Sulmet dhe denigrimet online qe iu behen gazetareve dhe aktivisteve kur e kritikojne pushtetin
4. Emerimi i njeriut te VV-se si drejtor i televizionit ne RTK dhe gjunjezimi (presioni) financiar qe po i behet transmetuesit publik
5. Pasiguria e gazetareve.” – ka përfunduar