Fluks i madh në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova

Pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të madh të automjeteve, veçanërisht në dalje nga vendi, për shkak të kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre të punës pas përfundimit të pushimeve verore.

Sipas të dhënave të përditësuara më 17 gusht 2025 në orën 17:46, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare të Merdarës, ku koha e pritjes në dalje është 180 deri në 200 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 2000 metra.

Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, situata paraqitet e ngarkuar, me kohë pritjeje nga 30 deri në 40 minuta dhe kolona prej 200 metrash në dalje.


Pika të tjera me pritje të konsiderueshme janë:

Jarinje: 15-20 minuta në dalje, me kolonë prej 150 metrash.

Mutivodë: 20-30 minuta në dalje dhe kolonë prej 50 metrash.

Muçibabë: 10-20 minuta në dalje.

Në të gjitha pikat kufitare, hyrja në Kosovë paraqitet e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 30 minuta, pa kolona të theksuara.

Për sa i përket qarkullimit të kamionëve, të dhënat tregojnë një situatë të qëndrueshme në të gjitha pikat, me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, dhe pa kolona.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata.