Florentino Perez, i ashpër ndaj çështjes “Negreira” dhe Barcelonës: Asgjë nNuk është normale…

Gjatë Asamblesë së Real Madridit, Florentino Pérez foli ashpër për arbitrat spanjollë dhe “çështjen Negreira”. Ai deklaroi: “Nuk është normale që Barcelona t’i ketë paguar zv.presidentit të arbitrave mbi 8 milionë euro për të paktën 17 vite, cilado qoftë arsyeja”. Florentino theksoi peshën e postit të Enríquez Negreira, i cili “komunikonte ngjitjet dhe zbritjet e arbitrave”, dhe vuri në dukje se kjo periudhë përkoi me sukseset më të mëdha të Barcelonës në Spanjë.

Presidenti i Real Madridit shtoi: “Ne jemi të vetmit të paraqitur në gjyq. Katër presidentë i kanë paguar miliona zv.presidentit të arbitrave spanjollë për 17 vite”. Ai kritikoi fort edhe kreun e CTA: “Fran Soto kërkon të mbyllet kjo faqe? Epo kush do ta harrojë?”

Sipas tij, problemi vazhdon sepse “shumica e arbitrave të përfshirë në ‘çështjen Negreira’ janë ende aty”. Ai përmendi edhe një episod para finales së Kupës: “Si është e mundur që arbitri të thoshte se do të merrnin masa kundër klubit tonë?”

Florentino sulmoi gjithashtu Javier Tebas dhe nivelin e dobët të arbitrimit spanjoll, duke theksuar se asnjë arbitër spanjoll nuk u përzgjodh për Kupën e Botës së Klubeve. Ai akuzoi La Liga-n se financon disa media “me qëllim që të dëmtojë Real Madridin”, duke përmendur “Relevo” si shembull.

The post Florentino Perez, i ashpër ndaj çështjes “Negreira” dhe Barcelonës: Asgjë nNuk është normale… appeared first on Telesport.