Flitet për një rikthim shokues të Jose Mourinhos në ish klubin e tij në Ligën Premier

Tottenham po kalon një nga sezonet e tij më të dobëta në historinë e fundit, duke zënë aktualisht pozitën e 15-të në Ligwn Premier.

Ata u eliminuan në kupat e brendshme tashmë në fazat e para, ndërsa shansi i tyre i vetëm për të fituar trofeun mbetet Liga e Evropës. Aty arritën në çerekfinale, ku u barazuan me skuadrën gjermane Eintracht. 

Ndeshja e parë e luajtur në Angli ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1, ndaj vendimi për ecurinë do të merret pasnesër në ndeshjen e kthimit në Frankfurt.  

Edhe nëse Tottenham fitojnë trofeun, të cilin shumë e konsiderojnë të pamundur, sezoni do të konsiderohet ende një nga më të këqijtë në kujtimet e fundit për klubin. Edhe pse dihet se për këtë situatë nuk ka fajin vetëm trajneri Ange Postecoglou, është e qartë se edhe ai mban një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë.  

Postecoglou është afër largimit nga klubi dhe se drejtuesit e Tottenham tashmë po shqyrtojnë zëvendësuesit e mundshëm. 

Sipas mediave, objektivi kryesor për marrjen e bankinës është Jose Mourinho, për të cilin do të ishte një rikthim në klub.  

Tottenham raportohet se po monitoron nga afër situatën në Fenerbahçe, ku Mourinho drejton aktualisht ekipin dhe në rast të largimit të tij, klubi londinez planifikon të hyjë seriozisht në negociata. 

Mourinho ishte tashmë në bankinën e Tottenhamit nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe u largua nga klubi përpara finales së EFL Cup kundër Manchester Cityt, gjë që shkaktoi shumë reagime në atë kohë. 

Duket se mosmarrëveshjet mes ekspertit portugez dhe Tottenhamit janë tashmë pas tyre dhe mbetet për t’u parë nëse “The Special One” do të marrë sërish përsipër klubin londinez.